Solskjaer, pas lëndimit të Rashfordit: Do të tentojmë ta kthejmë për ndeshjen me Liverpoolin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se Manchester Unitedi do të bëjë gjithçka të mundur për t’u siguruar që Marcus Rashfordi të rikuperohet nga lëndimi i tij në kohë për ndeshjen kundër Liverpoolit të dielën.

Marcus Rashfordi hyri në lojë gjatë fitoren 1:0 të Manchester Unitedit kundër Wolves të mërkurën në Old Trafford, mirëpo ai luajti vetëm 16 minuta dhe pastaj u detyrua ta lërë ndeshjen shkaku i një lëndimi në shpinë, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse Rashfordi hyri në lojë kur Manchester Unitedi ende s’e kishte shënuar golin e fitores, Solskjaer e pranoi se atij iu kthye me të keq vendimi për ta inkuadruar në atë ndeshje të kupës yllin e skuadrës, vetëm katër ditë para udhëtimit në Anfield.

Rashfordi i ka shënuar 14 gola në Premierligë këtë sezon për Djajtë e Kuq dhe Solskjaer tha se klubi do të bënte gjithçka të mundshme për t’u siguruar që 22-vjeçari të jetë në dispozicion për ndeshjen e fundjavës.

“Ai shërohet shpejt zakonisht dhe do të luajë nëse ka vetëm pak dhimbje. Ai do të luajë nëse mundet, nëse nuk ka pësuar lëndim të keq”, ka thënë Solskjaer.

“Por, ne e kemi parë që ai ka qenë në vështirësi së fundi, më shumë sesa kur nuk ka qenë i lodhur. Ai nuk luajti për shumë minuta që të jetë i lodhur, kështu që mendoj që ka të bëjë me diçka tjetër”.

“Ai ka qenë në top formë këtë sezon, kështu që ne do të bëjmë gjithçka të mundur që ta kemi atë gati për ndeshjen e së dielës. Nëse s’është gati deri atëherë, do të luajmë pa të”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...