Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

PUBLIKUAR

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit ka vërejtur një automjet të dyshuar dhe tha se menjëherë kanë marrë veprime për ta ndaluar.

Drejtuesi i automjetit kur e ka vërejtur se është parë nga patrullat policore kufitare ka braktisur automjetin dhe ka ikur në drejtim të territorit të Maqedonisë.

Policia ka tërhequr automjetin me targa të dhe Maqedonisë së Veriut dhe gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar:

1.            360 pako x 800 gr = 288 kg, të llojit lord,

2.            79 pako x 500   gr = 39.5 kg, të llojit  marlboro

3.            60 pako x 500   gr = 30 kg, të llojitl lord

4.            60 pako x 500   gr = 30 kg të llojit dunhill

5.            80 pako x 500   gr = 40 kg të llojit davidof

6.            80 pako x 500   gr = 40 kg të llojit ëest

7.            20 pako x 500   gr = 10 kg të llojit royal

8.            20 pako x 500   gr = 10 kg të llojit virginia.

Gjithsej janë sekuestruar 487.5 kg duhan i gatshëm për treg. Vlera e malit dhe e akcizës mbetet të përcaktohet nga Dogana e Kosovës.

Malli dyshohet të jetë sjellë kontrabandë nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve malore. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, ku me urdhër të tij, malli i kontrabandë dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor-Hani i Elezit.

SHIKO MË SHUMË

Tollovia në Onkologji, QKUK del me reagim

Radhë të gjata të pacientëve u panë sot në Kliniken e Onkologjisë. Gjatë ditës së...

I riu kosovar vdes tragjikisht në aksident në Gjermani

Një i ri kosovar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani, ditën...

Haxhiu: Eliot Engel ngriti zërin për Kosovën kur bota heshtte

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe njëherësh kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu,...