Psikologu paralajmëron futbollistët: Koronavirusi ua rrezikon shëndetin mendor

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Ish-psikologu i Manchester Unitedit ka paralajmëruar se pezullimi i ndeshjeve në këtë periudhë shkaku i koronavirusit mund të shkaktojë edhe më shumë dëme sesa vetëm në aspektin fizik te futbollistët.

Përhapja e koronavirusit ka bërë që pothuajse të gjitha kampionatet në botë të pezullohen dhe futbollistët të detyrohen të stërviten vetëm nëpër shtëpitë e tyre, pasi që ata janë udhëzuar të vetizolohen dhe seancat stërvitore në klube janë anuluar, transmeton Gazeta Express.

Ende nuk dihet se kur do të ketë mundësi të kthehet futbolli në fushën e blertë, mirëpo trajnerët tashmë e kanë shprehur shqetësimin e tyre se lojtarët nuk do të jetë në formë të mirë kur të rinisin kampionatet, për shkak të mungesës së stërvitjeve me skuadër.

Mirëpo, ish-psikologu i Manchester Unitedit, Bill Beswick, ka paralajmëruar se lojtarët mund të përjetojnë edhe përkeqësim të shëndetit mendor, e jo vetëm të formës fizike, shkaku i ndërprerjes së kampionateve.

“Është më e rrezikshme për futbollistët sesa për sportet e tjera. Shumica e atletëve Olimpikë me të cilët punoj dhe lojtarët e ragbit janë atletë që janë mësuar ta menaxhojnë vetë formën e tyre”, ka thënë Beswick.

“Ata janë inkurajuar nga klubet e tyre ta menaxhojnë veten. Kështu që e kanë këtë mendësi dhe karakter të ndryshëm me futbollistët. Futbollistët tradicionalisht janë menaxhuar nga trajnerët në mënyrë ekskluzive dhe u është thënë të mos mendojnë”.

“Është e ngjashme me të qenët në stol gjatë një ndeshjeje. Nuk e di se kur, ose nëse do të hysh në lojë, por duhet të jesh gjithmonë gati. Kjo situatë është një sfidë dhe zakonisht sfidar e nxjerrin më të mirën dhe më të keqën nga njerëzit. Ti ose do të fundosesh si viktimë ose të përgjigjesh si një luftëtar”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...