Ozil premton se s’do të largohet nga Arsenali

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Mesut Ozil planifikon të qëndrojë në Arsenal deri në fund të kontratës së tij më 2021, përkundër spekulimeve që e lidhnin atë me një largim nga Emirates.

Në verën e vitit 2021, kontrata e fituesit të Kupës së Botës me Gjermanisë në Arsenal do të skadojë. Kjo kontratë, të cilët ai e kishte nënshkruar në janar të vitit 2018, kishte nxitur shumë kritika drejt klubit nga tifozët shkaku i pagës së madhe të mesfushorit, transmeton Gazeta Express.

Shumë tifozë sugjeronin se paratë që u investuan në Ozilin mund të kishin sjellë më shumë përfitime po të ishin investuar diku tjetër, veçanërisht pasi 31-vjeçari nuk ka qenë në formë të mirë që kur e nënshkroi atë kontratë.

Megjithatë, Ozili ka treguar shenja të mira me paraqitjet e tij që kur Mikel Arteta është emëruar në pozitën e trajnerit të Arsenalit, pas shkarkimit të Unai Emeryt.

“Unë jam shumë i lumtur me kontratën time dhe do të vazhdoj këtu këtë sezon dhe tjetrin”, u shpreh Ozili, kur u pyet për të ardhmen e tij nga BeIN Sports.

“Nuk mund ta parashikoj se çfarë do të sjellë e ardhmja, jam i emocionuar për të ardhmen, por nuk e di se çfarë mund të ndodhë”.

Tani për tani, Ozili është i përqendruar t’i ndihmojë Arsenalit t’i arrijë qëllimet për këtë sezon: triumfin në Ligën e Evropës dhe FA Cup, pasi që radhitja në top katërshe të Premierligës duket se s’ka shumë gjasa të ndodhë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...