Neymari rrëfen sa shumë e ndikoi vdekja e Kobe Bryant

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Ylli i Paris Saint-Germainit, Neymari, ka thënë se atë e ka ndikuar thellësisht vdekja e legjendës së NBA dhe Los Angeles Lakers, Kobe Bryant.

Ikona e basketbollit, 41-vjeçar, dhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna vdiqën në mënyrë tragjike me shtatë njerëz të tjerë, kur helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua më 26 janar në Calabasas të Kalifornisë, transmeton Gazeta Express.

Neymari kishte qenë duke luajtur në një ndeshje të PSG-së kur kishte ndodhur ai aksident, por pas pjesës së parë të ndeshjes, ai e kishte mësuar lajmin dhe golin e tij në pjesën e dytë të ndeshjes e kishte festuar për nder të Bryant, duke e bërë numrin 24 të fanellës së Kobe-t me gishtat e tij.

Kobe dhe Neymari ishin takuar disa herë gjatë viteve të fundit, pasi që Bryant shpeshherë kishte bërë të ditur se atij i pëlqen mjaft shumë edhe futbolli dhe se skuadrat e tij të preferuara janë Milanid dhe Barcelona.

Duke e kujtuar vdekjen e Bryant, Neymari tha: “Vdekja e tij më ndikoi mua shumë sepse jetët tona kishin kaq shumë gjëra të përbashkëta”.

“Unë e kisha takuar atë personalisht disa herë dhe ai kishte ardhur në Paris. Kur e takon atë si person, jo vetëm si atlet, kjo ta krijon një marrëdhënie më ndryshe dhe me Kobe-n, kjo marrëdhënie ishte shumë e veçantë”.

“Sporti dhe shoqëria e kanë humbur një burrë të mrekullueshëm”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...