Me ligjin e ri, Trepça ndërmarrje publike

PUBLIKUAR

Gjiganti metalurgjik “Trepça” pritet që shumë shpejt të bëhet me status të ri. Ndërmarrja më e madhe në Kosovë do të ketë karakterin e ndërmarrjes publiko-qendrore me mundësi të partneritetit publiko-privat. Ky është definimi i kësaj ndërmarrjeje që është bërë në projektligjin për “Trepçën”, i cili projektligj pritet të dërgohet gjatë javës së ardhshme në Qeveri të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” Ahmet Tmava, drejtor i ndërmarrjes “Trepça”, i cili njëkohësisht ka qenë edhe në komision ndërinstitucional. Sipas tij, ky emërtim do të jetë një mundësi e zhvillimit të mëtutjeshëm të kësaj ndërmarrjeje.

“‘Trepça’ do të ketë karakterin e ndërmarrjes publiko-private dhe do të shndërrohet në ndërmarrje publike-qendrore me mundësi të partnerit publiko-privat. Po mendoj një alternativë e mirë që jep mundësinë e zhvillimit. Ne presim që gjatë javës të procedohet kjo në Qeveri, meqenëse jemi në fazën finale të këtij projektligji i cili është punuar nga një grup ndërinstitucional dhe përfaqësues të tjerë”, ka thënë ai.

Ndërsa në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik kanë thënë se projektligji për “Trepçën” është në fazën finale dhe shumë shpejt pritet të dërgohet në Qeveri. /Zëri/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kosova arrin marrëveshje me Austrinë e Turqinë për njohjen e kontributeve personale

Kosova ka arritur marrëveshje me dy shtete, Austrinë dhe Turqinë, për njohjen e kontributeve...

Themelohet grupi punues për apelin për ish-krerët e UÇK-së, kryesohet nga Konjufca

Qeveria e Republikës së Kosovës ka themeluar grupin punues për të trajtuar në apel...

Kurti: Kosova ka mundësinë t’i kthehet zhvillimit, punësimit dhe projekteve për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka deklaruar se me zgjedhjen...