Themelohet grupi punues për apelin për ish-krerët e UÇK-së, kryesohet nga Konjufca

PUBLIKUAR

Qeveria e Republikës së Kosovës ka themeluar grupin punues për të trajtuar në apel rastin e ish-krerëve të UÇK-së.

Kryeministri, Albin Kurti, deklaroi se në grup punues do të ketë përfaqësim institucional dhe parlamentar, me qëllim që të bashkërendohet mbështetja për çlirimtarët.

Grupi punues, siç deklaroi Kurti, do të kryesohet nga Glauk Konjufca, shkruan IndeksOnline.

“Me këtë vendim po e konkretizojmë zotimin tonë që, me mjetet që kemi në dispozicion, të angazhohemi për drejtësi dhe për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës sonë çlirimtare”, deklaroi Kurti.

Me të përfunduar mbledhja, ministri Andin Hoti tha se qeveria do të angazhohet me çdo gjë që ka në dispozicion, për të mbrojtur luftën çlirimtare.

“Ne sapo kemi themeluar grupin punues për hartimin e strategjisë shtetërore… afatet kohore se kur do të realizohet strategjia, varen prej shumë faktorëve,. Për ne është shumë e rëndësishme që të fillojë menjëherë dhe të trajtohet ën radhët e para, dhe të evitohen gabimet. Unë besoj që shumë shpejt se do të krijohet një strategji e tillë, por nuk mund të them afatin se kur do të krijohet” tha Hoti.

SHIKO MË SHUMË

Kosova arrin marrëveshje me Austrinë e Turqinë për njohjen e kontributeve personale

Kosova ka arritur marrëveshje me dy shtete, Austrinë dhe Turqinë, për njohjen e kontributeve...

Kurti: Kosova ka mundësinë t’i kthehet zhvillimit, punësimit dhe projekteve për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka deklaruar se me zgjedhjen...

Kurti: Sot do ta marrim një vendim të rëndësishëm për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, na duhet organizim e strategji kombëtare

Kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se sot do të merret “një vendim i rëndësishëm” në...