Kurti: Kosova ka mundësinë t’i kthehet zhvillimit, punësimit dhe projekteve për qytetarët

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka deklaruar se me zgjedhjen e presidentes së vendit është përmbyllur procesi i konstituimit të plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Praktikisht, tërë kohën ishim nëpër fushata të pandërprera zgjedhore, ngaqë mandati që merrnim nga qytetarët nuk merrte jetë me konstituim të plotë të institucioneve të Republikës. Fillimisht bllokadë kuvendi, pastaj qeveria në fund e presidencës”, u shpreh Kurti.

Ai theksoi se pas përpjekjeve të shumta, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur presidenten e vendit, duke shënuar kështu përmbylljen e konstituimit të institucioneve.

“Por më në fund u zgjodh edhe kjo nyje. Javën e kaluar, pas shumë përpjekjesh, që nga certifikimi i rezultateve, Kuvendi i Kosovës në legjislaturën e 11 zgjodhi presidenten e shtetit të Republikës së Kosovës, akademikën Justina Shiroka Pulia”, shtoi.

Sipas Kurtit, zgjedhja e presidentes vjen pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, pas zgjedhjeve të 7 qershorit të këtij viti.

“Zgjedhja e presidentes shënon edhe përmbylljen e konstituimit të plotë të institucioneve, pas konstituimit të Kuvendit e formimit të qeverisë së re, pas zgjedhjeve të 7 qershorit të këtij viti. Urime të gjithë qytetarëve të Republikës”, tha Kurti.

Kreu i Qeverisë vlerësoi se përmbyllja e këtij procesi i krijon vendit mundësinë që të përqendrohet në punë, projekte dhe zhvillim.

“Vendi ynë, pas shumë kohësh, ka kohë dhe mundësinë të merret me punë e projekte, zhvillim e punësim, e t’i kthehet arsyes përse ekzistojnë shërbimet ndaj qytetarëve”, shtoi Kurti.

SHIKO MË SHUMË

Kosova arrin marrëveshje me Austrinë e Turqinë për njohjen e kontributeve personale

Kosova ka arritur marrëveshje me dy shtete, Austrinë dhe Turqinë, për njohjen e kontributeve...

Themelohet grupi punues për apelin për ish-krerët e UÇK-së, kryesohet nga Konjufca

Qeveria e Republikës së Kosovës ka themeluar grupin punues për të trajtuar në apel...

Kurti: Sot do ta marrim një vendim të rëndësishëm për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, na duhet organizim e strategji kombëtare

Kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se sot do të merret “një vendim i rëndësishëm” në...