Kosova arrin marrëveshje me Austrinë e Turqinë për njohjen e kontributeve personale

PUBLIKUAR

Kosova ka arritur marrëveshje me dy shtete, Austrinë dhe Turqinë, për njohjen e kontributeve personale.

Të mërkurën, në një mbledhje të kabinetit qeveritar, ekzekutivi miratoi dy propozimvendime ku kërkon marrjen e autorizimeve nga presidentja për nënshkrimin e marrëveshje në fushën e sigurimeve sociale me Austrinë dhe Turqinë.

Marrëveshjet që pritet të nënshkruhen nga ministri i Punës, Andin Hoti, nënkuptojnë njohjen e kontributeve personale të qytetarëve të Kosovës të cilët kanë punuar në Austri dhe në Turqi.

“Qëllimi i marrëveshjes është krijimi i një baze të re ligjore për të rregulluar marrëdhëniet në fushën e sigurmeve sociale, e cila u siguron qytetarëve të të dyja vendeve njohjen e ndërsjelltë të kontributeve të sigurimeve sociale për përfitimin e pensioneve”.

“Qytetarëve që kanë punuar për një kohë të gjatë në Republikën e Austrisë, do të kenë të drejtë të marrin pensionet në Kosovë dhe anasjelltas kudo që ata jetojnë. Gjithashtu, qytetarëve të Kosovës do t’u njihet e drejta për t’i bashkuar periudhat e kontributeve për të realizuar pensionet”, tha Hoti.

Qeveria miratoi dy propozimvendimet.

SHIKO MË SHUMË

Themelohet grupi punues për apelin për ish-krerët e UÇK-së, kryesohet nga Konjufca

Qeveria e Republikës së Kosovës ka themeluar grupin punues për të trajtuar në apel...

Kurti: Kosova ka mundësinë t’i kthehet zhvillimit, punësimit dhe projekteve për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka deklaruar se me zgjedhjen...

Kurti: Sot do ta marrim një vendim të rëndësishëm për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, na duhet organizim e strategji kombëtare

Kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se sot do të merret “një vendim i rëndësishëm” në...