Matthaus: Bayerni më i fortë se Chelsea, e fiton tripletën këtë vit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Bayern Munich është favorit i qartë për ta mposhtur një skuadër si Chelsea, e cila nuk ka më shkëlqimin e ditëve të mëparshme, kur bavarezët dhe londinezët të takohen në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, sipas Lothar Matthaus.

Të kaltrit do t’i presin kampionët e Gjermanisë në “Stamford Bridge” të martën në mbrëmje. Të dyja palët do të shkojnë në këtë përplasje me besim, pas fitoreve që rrisin moralin, në ligat e tyre përkatëse, gjatë fundjavës.

Matthaus nuk mendon se skuadra e Frank Lampard do të jetë e pakalueshme për Bayernin, i cili shënoi 24 gola në rrugën e tij të kualifikimit deri këtu, me gjashtë fitore në gjashtë ndeshje në Grupin B: “Bayerni është favorit i qartë. Ky nuk është më Chelsea i madh si në të kaluarën, me lojtarë si Michael Ballack, John Terry, Frank Lampard dhe Didier Drogba. Është një ekip shumë i ri, që ka pësuar mjaft ndryshime. Prandaj, supozoj se Bayerni do të kualifikohet në raundin tjetër me dy paraqitje të mira.”

“Për sa i përket cilësisë, Bayerni është shumë më lart se Chelsea. Në Premier League, blutë janë vetëm të katërtit në klasifikim, më shumë se 30 pikë pas Liverpool. N’Golo Kante është, gjithashtu, i dëmtuar. Në përgjithësi, skuadra nuk ka më shkëlqimin e ditëve të mëparshme. Qysh kur Flick është bërë trajner, Bayerni ka qenë i qetë. Kjo është një periudhë e krahasueshme me atë të Jupp Heynckes”, shtoi ai.

“Hans ka krijuar një atmosferë të mirë në ekip, ai është i shkëlqyeshëm në aspektin njerëzor dhe komunikues. Unë mendoj se tre tituj (tripleta) janë të mundshëm, por gjithçka duhet të arrihet me përkushtim e përqendrim maksimal. Është e rëndësishme që Lucas Hernandez dhe Kingsley Coman të jenë në nivel të lartë, për t’i dhënë skuadrës më shumë cilësi”, theksoi ai./Telesport/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...