Legjenda e Unitedit kritikon skuadrën 600 mln funtëshe pas humbjes: Jam i turpëruar

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Ish-qendërmbrojtësi legjendar i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, ka thënë se ai ishte i turpëruar pasi e shikoi ish-klubin e tij të pësonte disfatë me rezultat 2:0 kundër Burnleyt në Old Trafford, të mërkurën.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer u përball me vështirësi në fazën e sulmit përgjatë 90 minutave të ndeshjes të së mërkurës kundër Burnleyt, në mungesë të Marcus Rashfordit të lënduar. Golat nga Chris Wood dhe Jay Rodriguez ia dhanë Burnleyt tri pikët e kësaj ndeshjeje, transmeton Gazeta Express.

Ky rezultat vjen vetëm pak ditë pas disfatës me rezultat 2:0 kundër Liverpoolit dhe është disfata e katërt e Djajve të Kuq në vitin 2020.

Paraqitja e Manchester Unitedit kundër Burnleyt e la Ferdinandin të zemëruar, pasi ai deklaroi se skuadra në Old Trafford nuk e reflekton shumën e parave që janë derdhur në të dhe shtoi se vetë klubit i mungon një lloj fryme drejtimi.

“Ju thatë se janë shpenzuar 600 milionë funte për atë skuadër aty… për çfarë? Nuk po i shoh, nuk po i shoh ato para”, tha Ferdinand pas ndeshjes, në një intervistë të dhënë në BT Sport.

“Çfarë është sjellë me ato para? Nuk ka asgjë aty që mund të më sugjeroj se ne po e ndërtojmë themelin për të ardhmen”.

“Unë jam i ulur këtu dhe, nëse e them të vërtetën, jam i turpëruar. Është turpëruese të jesh këtu. Jo vetëm për shkak të paraqitjes së skuadrës, por unë nuk po e shoh se çfarë do të vijë tani. Nuk e shoh një rrugë, nuk e shoh një synim të caktuar. Thjesht nuk po e shoh”.

“E lëmë anash rezultatin e sotshëm. Unë po flas për rekrutimet dhe ndërtimin aktual të skuadrës. Duhet të jemi realist dhe ndoshta ta ndërtojmë ekipin në dy-tre vjetët e ardhshme. Por, shumë para janë shpenzuar në shtatë vjetët e fundit dhe çfarë do shohim nga ato?”

“Unë nuk mund ta shoh investimin. Nuk mund ta mbroj këtë. Nëpër shkolla ka fëmijë të vegjël të cilët nuk do të duan t’i veshin fanellat e Manchester Unitedit, ata nuk do të duan të vijnë këtu për ta përkrahur këtë skuadër bazuar në atë që po e shohin. Thjesht nuk do të ndodhë”.

“Tifozët po largohen nga stadiumi pas 84 minutave, është e turpshme. Njerëzit në krye të klubit duhet ta shikojnë këtë dhe të bëjnë ndryshime, ta bëjnë një plan ku njerëzit mund ta shohin se në çfarë drejtimi po shkojmë”.

“Unë jam tifoz i futbollit. E dua këtë klub dhe dua ta shoh mirë. Që nga fitorja kundër PSG-së, rruga ka qenë plot pengesa. Nuk ka të bëjë vetëm me një repart. E gjitha duhet të bashkohet dhe kemi nevojë për dikë me vizion për ta bërë këtë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...