Jakup Krasniqi nuk e lë të flasë Hashim Thaçin

PUBLIKUAR

images

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi e ka lëshuar mbledhjen përgatitore të Kryesisë së Kuvendit për seancën konstituive të legjislaturës së re që u mbajt sot.

Ndërsa në një transkript mund të lexoni se si Jakup Krasniqi nuk e lejon ta merr fjalën Hashim Thaçin.

(Ndërhyrje)

Ta përfundoj unë, pastaj e keni fjalën ju. Kjo ishte rregull e deritashme. Nëse ka ndonjë propozim tjetër, mund ta diskutojmë.

Urdhëro!

HASHIM THAÇI: Faleminderit! Nga sa unë kuptove, këtu i kemi sot dy pika të rendit të ditës.

KRYETARI: Jo, jo ai dokument është ilegal, për neve është ilegal

HASHIM THAÇI: A ka mundësi ta përfundoj

KRYETARI: Jo nuk ka mundësi se ai dokument është ilegal dhe Kryesia sot merr vendim. Ju lutem mos manipuloni me dokumente që nuk janë të kësaj Kryesie dhe të këtij organi.

HASHIM THAÇI: A bënë ta përfundoj?

KRYETARI: Mundesh me përfundua por ai dokument është ilegal!

HASHIM THAÇI: Neve na është dorëzua, ja ku e kemi.

KRYETARI: Unë nuk e kam, jam kryetar i Kuvendit dhe nuk e kam dhe ai dokument po e them publikisht…. KRYETARI: Jo, nuk është çështje e Kuvendit ajo, është çështje e grupeve informate.

…….

HASHIM THAÇI: Po, mirë e bënë me diskutua…

KRYETARI: Jo, nuk bënë me diskutua se është ilegal, si dokument është ilegal. Si dokument, është ilegal!

HASHIM THAÇI: OK! Atëherë edhe dy fjalë nëse ka mundësi.

KRYETARI: Dhe bile është një farë lloj puçi që është bërë në institucionin e Kuvendit.

HASHIM THAÇI: Çështje e Kuvendit, nuk është çështje …

KRYETARI: Jo, nuk është çështje e Kuvendit ajo, është çështje e grupeve informate.

HASHIM THAÇI: A bënë me diskutua a nuk bënë?

KRYETARI: Unë mendoj që e kreve për këtë, u krye.

HASHIM THAÇI: Okej. Atëherë ne e vlerësojmë çdo vendim jashtë themelimit të Komisionit të Verifikimin e Mandateve dhe njoftimet për ulëset në Kuvend në përputhshmëri me vullnetin e qytetarit të Kosovës, me vullnetin burimor është në kundërshtim me Rregulloren e Punës së Kuvendit, me ligjet, me Kushtetutën e Kosovës. Ne do ta respektojmë vendimin e qytetarëve të Kosovës. Ju faleminderit shumë!

SHIKO MË SHUMË

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, për shkak të fillimit të punimeve për...

Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, ndalohet për 48 orë një person, intervistohen dëshmitarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, Prokurori kujdestar nga...

Vrasja në Malishevë, Haxhiu: Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin plotësisht këtë vrasje të rëndë

Ushtruesja e dëtyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me vrasjen e 25-vjeçares...