Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara

PUBLIKUAR

Java pritet të nisë me mot tipik vjeshtor, pasi që në fushat termike do të ketë rënie të dukshme. Vranësirat do të jenë kryesisht të stadit të mesëm dhe të ulët të troposferës, ndërsa presioni atmosferik do të ketë luhatje të lehta duke i ruajtur vlerat e normalës.

Nuk përjashtohen mundësitë që të krijohet edhe mjegulla në shum zona, pasiqë ndryshimi i grafikut termik do të mundësoj formimin e kësaj dukurie, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK-së,në viset me lartësi mbidetare mbi 1 mijë e 100 metra parashihen edhe ngrica të dobëta.

Gjatë së hënës moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet zero deri tre gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11 dhe 14 gradë Celsius.

SHIKO MË SHUMË

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...

Rritet për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24...