Çmimet e derivateve shënojnë rënie, Berjani tregon arsyen

PUBLIKUAR

Çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar rënie, ka konfirmuar të mërkurën kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.

Në një prononcim për Telegrafin, ai ka treguar se kjo për shkak që çmimet e derivateve kanë shënuar rënie edhe në tregjet dhe berëzën ndërkombëtare si dhe ka prodhim të shtuar nga organizata prodhuese “OPEC”.

Berjani tutje ka bërë të ditur se çmimi naftës aktualisht është 1.44 cent deri në 1.49 cent, ndërkaq i benzinës 1.36 cent deri në 1.42 cent.

“Çmimet e derivateve janë në rënie në tregjet ndërkombëtare dhe në berzë si dhe ka prodhim të shtuar nga organizata prodhuese OPEC. Kjo po reflekton edhe te ne në Kosovë. Çmimet e derivateve në regjion sot janë në Shqipëri dizelli 1.87 cent,  benzina 1.88 cent.

Nuk mund të parashikojmë me saktësi se sa do t’i kemi çmimet në ditët në vijim, pasi që nuk mund t’i parashikojmë lëvizjet në tregjet ndërkombëtare. Por, mund të them se do të ketë trend të rënies së derivateve”, ka deklaruar Berjani.

SHIKO MË SHUMË

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...

Rritet për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24...