Mbrojtësi i Real Madridit: Duhet t’u kushtojmë rëndësi deklaratave të Mbappes

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Mbrojtësi spanjoll i Real Madridit, Nacho Fernandez, e ka paralajmëruar klubin madrilen se duhet t’u kushtojë rëndësi deklaratave të yllit të Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappes, mes spekulimeve për një transferim potencial.

21-vjeçari Mbappe është bërë njëri ndër fytyrat më të njohura në botën e futbollit përgjatë viteve të fundit. Si fitues i Kupës së Botës me Francën dhe i çdo trofeu vendor me Paris Saint-Germainin, Mbappe ka fituar statusin e njërit ndër më të mirëve në botë, transmeton Gazeta Express.

Para se të transferohej në Paris Saint-Germain, Mbappe ishte përfolur shumë për një kalim në Real Madrid. Këto spekulime për shpërnguljen në Santiago Bernabeu nuk janë ndalur asnjëherë, që nga atëherë.

Përderisa 21-vjeçari insiston se ai nuk e ka në plan të largohet nga PSG-ja njëherë, duke shtuar se as klubit e as tij nuk i ndihmojnë spekulimet e vazhdueshme për të ardhmen e tij, ai ka sugjeruar se do ta vazhdojë karrierën me klube të mëdha. Këto deklarata dhe ato të trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane, i kanë nxitur spekulimet për një transferim të mundshëm.

Shkaku i këtyre spekulimeve të vazhdueshme, Nacho u pyet për Mbappen pas fitores me rezultat 3:1 të Real Madridit kundër Unionistas de Salamanca të mërkurën, në Kupën e Mbretit.

“Nëse ai po na dërgon sinjale, atëherë ne duhet të jemi të kujdesshëm t’i pranojmë ato”, tha Nacho.

Pasi i kishte shënuar 33 gola në Ligue 1 sezonin e kaluar, Mbappe tani i ka 13 gola këtë sezon për kampionin e Francës. Ai ka kontribuar edhe në Kupën e Ligës dhe në Ligën e Kampionëve, duke i regjistruar kështu gjithsej 21 gola për PSG-në e Thomas Tuchelit këtë sezon. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...