Neymari çmend tifozët me pasimin me prapanicë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Neymari është i mirënjohur për aftësitë e tij mbresëlënëse dhe për goditjet që i bën me këmbën e majtë, mirëpo, të mërkurën, sulmuesi i Paris Saint-Germainit e dëshmoi se mund të luajë futboll edhe me pjesë të tjera të trupit të tij – me prapanicë.

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit kontribuoi me një asist për kampionin në fuqi të Ligue 1 në fitoren me rezultat 3:0 kundër Reims në Kupën e Ligës. Megjithatë, vëmendjen në këtë natë e mori një pasim që ai e bëri me prapanicën e tij, transmeton Gazeta Express.

Owuraku Ampofo@_owurakuampofo

In Neymar’s world, there is no pass without ass.

Embedded video

28 people are talking about this

Liderët e ligës elitare franceze nuk e nisën ndeshjen me maksimumin e fuqisë në repartin e sulmit, pasi që Mauro Icardi dhe Angel di Maria u lanë në stol, përderisa titullarë ishin Kylian Mbappe dhe Neymari.

Julian Draxler dhe Pablo Sarabia ishin dy sulmuesit tjerë që ishin titullarë në këtë ndeshje dhe skuadra e Thomas Tuchel nuk u dënua për ndryshimet që i bëri në formacion.

Marquinhos i kaloi parisienët në epërsi brenda 10 minutave të parë, ndërsa epërsia e PSG-së u dyfishua në minutën e 31-të falë autogolit të shënuar nga Ghislain Konan.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, Marshall Munetsi u ndëshkua me karton të kuq nga ekipi vendas dhe mysafirët e shtuan epërsinë përmes Tanguy Kouassit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...