Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

PUBLIKUAR

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe xhami nga një person i cili kishte bllokuar rrugën në fshatin Miokovicë të Leposaviqit rreth orës 04:05 të mëngjesit të sotëm.

Sipas njoftimit të policisë, pas sulmi, i dyshuari ka ikur në drejtim të disa shtëpive afër fshatit.

Policia e Kosovës bashkë me KFOR-in kanë identifikuare shtëpinë dhe kanë kryer kontroll ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka pranuar se ka bllokuar rrugën dhe ka hedhur shishen.

Gjatë realizimit të kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një xhaketë e ushtrisë me emblemë serbe.

“Më datë 06.05.2024 rreth orës 04:05 në rrugën e fshatit Miokovicë gjatë patrullimit të përbashkët të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH) të Policisë së Kosovës, së bashku me KFOR-in amerikan, një veturë pa targa e tipit Seat ngjyre hiri ka bllokuar rrugën dhe më pastaj ka hedhur shishe xhami në drejtim të veturave zyrtare. Policia e Kosovës bashkë me KFOR-in kanë identifikuare shtëpinë dhe kanë kryer kontroll ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka pranuar se ka bllokuar rrugën dhe ka hedhur shishen. Gjatë realizimit të kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjet një xhaketë e ushtrisë me emblemë serbe. Vetura me të cilën është bllokuar rruga është sekuestruar, i dyshuari pas intervistimit nga njësia kompetente e hetimeve është liruar në procedurë të rregullt, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, njofton policia, përcjell Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Kurti ende në seancë, takimi me Hamzën s’ka nisur

Edhe pse u raportua se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe atij...

Protestuesit bllokojnë hyrjet e Kuvendit dhe Qeverisë, kërkojnë votimin edhe në lexim të dytë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot në lexim të parë ndryshimet në Ligjin për...

Gucati: Projektligji për Specialen besoj që do të kalojë edhe në lexim të dytë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka deklaruar se...