SHBA ndihmon FSK-në të transformohet në FAK

PUBLIKUAR

Members of the Kosovo Security Force stand at attention as they wait for U.S. Admiral Fitzgerald, commander of NATO Allied Joint Force Command Naples in Pristina
Ndihmës sekretarja amerikane e mbrojtjes, Evelyn Farkas ka takuar ndaras ministrin e FSK-së, Agim Çekun dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant, Kadri Kastratin.

Sipas një komunikate të Ministrisë së FSK-së, gjatë takimit me ministrin Çeku, Farkas ka premtuar se “edhe në të ardhmen SHBA do ta ndihmojë dhe mbështes FSK-në në transformimin e saj në Forcë të Armatosur të Kosovës”.

Ndihmës sekretarja e mbrojtjes, Farkas, gjithashtu pati takim edhe me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastratin.

“Gjeneral Kastrati e informoi Farkas rreth angazhimeve të FSK-së, për operacionet e vazhdueshme të deminimit, kërkim – shpëtimit dhe ato humanitare. Theks të veçantë në këtë takim iu kushtua stërvitjes, shkollimit dhe edukimit të pjesëtarëve të FSK-së. Të dyja palët u dakorduan se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen përmes programeve të partneritetit me Gardën Kombëtare të Iowas dhe Ambasadës amerikane”, thuhet në fund të komunikatës së ministrisë së FSK-së.

SHIKO MË SHUMË

Kosova arrin marrëveshje me Austrinë e Turqinë për njohjen e kontributeve personale

Kosova ka arritur marrëveshje me dy shtete, Austrinë dhe Turqinë, për njohjen e kontributeve...

Themelohet grupi punues për apelin për ish-krerët e UÇK-së, kryesohet nga Konjufca

Qeveria e Republikës së Kosovës ka themeluar grupin punues për të trajtuar në apel...

Kurti: Kosova ka mundësinë t’i kthehet zhvillimit, punësimit dhe projekteve për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka deklaruar se me zgjedhjen...