Potencial për grushte në Kuvend

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...
kuvendi-i-kosoves-700x449
Seanca konsultative e Kuvendit të Kosovës pritet të përcjellët me tensione të larta në mes të PDK-së në njërën anë dhe LDK-AAK-NISMA në anën tjetër. Kjo pasi të dyja blloqet po pretendojnë se e kanë numrin me të madh të grupit parlamentar, duke synuar të ulën në karriget në mes të Kuvendit. “Lufta” për t’u ulur në mes të Kuvendit, shumë lehtë mund të çojë në grushtimin e deputetëve mes vete.

Asnjëherë në historinë e parlamentarizmit në Kosovë nuk ka pasur potencial më të madhe të përplasjes së deputetëve, sesa në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës që pritet të mbahet të enjten.

Burime të gazetës bëjnë të ditur se sipas vendimit, Sekretarisë së Kuvendit e cila është e obliguar që të respektojë materialin zgjedhor të ardhur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ulëset në mes të Kuvendit ku zakonisht ulet partia më e madhe i takojnë PDK-së. Por, këtë vendim e kanë ndryshuar Kryesia në shkuarje e Kuvendit me në krye Jakup Krasniqin.

Kësisoj të enjten do t’i kemi deputetët e PDK-së në njërën anë dhe deputetët e LDK-AAK-NISMA në anën tjetër duke synuar të njëjtat ulëse në Kuvend. Gazeta merr vesh se të dyja kampet kanë bërë planet konkret se si t’i “uzurpojnë” ulëset e mesit në parlament.

Nga ana tjetër, në mbledhjen e Kryesia e Kuvendit që është mbajtur të shtunën me kryetarët e partive politike, është caktuar rendi i ditës për seancën që do të mbahet më 17 korrik, por pa prezencën e përfaqësuesve të PDK-së, të cilët e lëshuan sallën me akuzat se po shkelet rregullorja e Kuvendit të Kosovës./Tribuna/

SHIKO MË SHUMË

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...