Thaçi braktis mbledhjen

PUBLIKUAR

t-euml-gjith-euml-lider-euml-t-n-euml-mbledhje_hd
(E plotësuar) Vetëm pak minuta pasi hyrë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, lideri i PDK-së e ka lëshuar sallën duke akuzuar Koalicionin LDK-AAK- NISMA.

Thaçi ka thënë se partia e tij nuk do të lejojë që një ‘grumbull muskujsh’ ta prish rregullin, transmeton Express. /Telegrafi/

———————————————————————

 

Të gjithë liderët në mbledhje

Liderët e partive parlamentare, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Albin Kurti, të gjithë po marrin pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e cila ka filluar në orën 11:00.

Ka filluar mbledhja përgatitore për caktimin e rendit të ditës së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, të cilën e ka thirrur Jakup Krasniqi si Kryeparlamentar i legjislativit të kaluar, bashkë me Kryesinë e vjetër dhe përfaqësuesit e partive që janë certifikuar në zgjedhjet e 8 qershorit, transmeton Politiko.net.

Liderët e parive nuk i kanë dërguar përfaqësuesit e tyre, por po marrin vetë pjesë në këtë mbledhje.

Duke qenë se drejt seancës së 17 korrikut shkohet me qëndrimin e palëkundur të PDK-së dhe Koalicionit Opozitar LDK-AAK-Nisma, se atyre u takon e drejta për ta propozuar Kryeparlamentarin, kaosi duket të jetë i pashmangshëm.

SHIKO MË SHUMË

Kosova arrin marrëveshje me Austrinë e Turqinë për njohjen e kontributeve personale

Kosova ka arritur marrëveshje me dy shtete, Austrinë dhe Turqinë, për njohjen e kontributeve...

Themelohet grupi punues për apelin për ish-krerët e UÇK-së, kryesohet nga Konjufca

Qeveria e Republikës së Kosovës ka themeluar grupin punues për të trajtuar në apel...

Kurti: Kosova ka mundësinë t’i kthehet zhvillimit, punësimit dhe projekteve për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka deklaruar se me zgjedhjen...