Dëmtohet makina e gazetarit Milaim Zeka

PUBLIKUAR

vandalizohet-makina-e-gazetarit-milaim-zeka-hd
Mbrëmë pas mesnate gazetarit dhe autorit të emisionit “Pa Rrotlla”, Milaim Zeka i është thyer vetura e firmës “Opel Zafira” nga njerëz të panjohur, akt i cili është kryer në garazhën e banesës së tij e cila gjendet në Prishtinë.

Rasti është identifikuar tek në mëngjes kur gazetari Milaim Zeka është nisur për në punë nga edhe ka lajmëruar menjëherë policinë.

Në bazë të pamjeve të marra nga vendi i ngjarjes, huliganët kanë thyer xhamin e derës së parë të makinës nga edhe kanë shkaktuar dëme materiale në të.

Sipas deklaratës së gazetarit Zeka dhënë Policisë së Kosovës, thyerja apo vandalizimi i tillë mund të ketë edhe prapaskena të tjera.

Ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjes ishin të pranishëm Policia e Kosovës dhe Forenzika të cilët kanë bërë hetimet e duhura dhe marrjen e shenjave të gishtave.express/LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Kosova arrin marrëveshje me Austrinë e Turqinë për njohjen e kontributeve personale

Kosova ka arritur marrëveshje me dy shtete, Austrinë dhe Turqinë, për njohjen e kontributeve...

Themelohet grupi punues për apelin për ish-krerët e UÇK-së, kryesohet nga Konjufca

Qeveria e Republikës së Kosovës ka themeluar grupin punues për të trajtuar në apel...

Kurti: Kosova ka mundësinë t’i kthehet zhvillimit, punësimit dhe projekteve për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka deklaruar se me zgjedhjen...