Gjenerali maqedonas, veteranëve të UÇK’së: Ju presim!

PUBLIKUAR

timthumbphp_8908

Gjenerali maqedonas i cili ka qenë pjesëmarrës edhe në konfliktin e vitit 2001 në Maqedoni, Stojançe Angellov iu është kudërpëgjigjur veteranëve të UÇK-së.

“Ju jeni këtu, por edhe ne jemi këtu! Ne, mbrojtësit maqedonas nga viti 2001! Të pakënaqur, revoltuar e hidhëruar, mirëpo çdoherë të gatshëm për të mbrojtur atdheun tonë shtetin e Maqedonisë, dhe qytetarët maqedonas. Por, këtë herë nuk do të jetë si në vitin 2001. Këtë herë… Fillimisht do t’i pastrojmë radhët tona, kurse më pas dihet! Do ta ndjeni mllefin maqedonas!! Prandaj, le të ulen gjakrat te shqiptarët ekstremist, në gjithë këtë fukarallëk edhe lufta na mungon. Kurse punët shkojnë tutje, siç duket dikujt kjo i konvenon”, thekson Gjeneral Angellov, transmeton Almakos.

Tutje Angellov shton, – “Dikujt nuk i konvenon lufta, dhe vrasje të reja, por dikujt edhe i konvenon. Nuk i do këto gjëra ai njeri që se ka gjendjen e mirë, i varfri e i frikuari maqedonas, apo shqiptar, apo çkadoqoft. Qytetari që jeton për një dirë, qytetari që lidh muajin me muajin e ardhshëm, qytetarit që i kanë dalë mbi kokë dhuna dhe vrasjet.

Ai po ashtu u bënë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë mos të bien në kurthin e luftërave të reja, se ajo do të ishte më e keqja që do mund t’i ndodhte Maqedonisë.

Ndryshe, dje veteranët e UÇK-së dolën me një komunikatë ku ndër të tjera thuhej “Shprehim gatishmërinë tonë si veteranë të luftës, që të ndihmojmë me të gjitha kapacitetet tona, vëllezërit tonë në IRJM, për çfarë do që atyre ju nevojitet, në mënyrë që t’i ipet fund, një herë e mirë represionit sllav”

SHIKO MË SHUMË

Kosova arrin marrëveshje me Austrinë e Turqinë për njohjen e kontributeve personale

Kosova ka arritur marrëveshje me dy shtete, Austrinë dhe Turqinë, për njohjen e kontributeve...

Themelohet grupi punues për apelin për ish-krerët e UÇK-së, kryesohet nga Konjufca

Qeveria e Republikës së Kosovës ka themeluar grupin punues për të trajtuar në apel...

Kurti: Kosova ka mundësinë t’i kthehet zhvillimit, punësimit dhe projekteve për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka deklaruar se me zgjedhjen...