Korrupsioni, Agjencia Evropiane e Akreditimit refuzon Kosovën

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

korrupsioni-agjencia-evropiane-e-akreditimit-refuzon-kosov-euml-n_hdAsociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENKA), është shokuar nga abuzimet, korrupsioni dhe mungesa e standardeve dhe jo profesionalizimin e Agjencisë së Akreditimit të Kosovës (AKK).

Ky institucion me kredibilitet evropian për cilësi në arsimin e lartë, tash e disa herë e ka refuzuar anëtarësimin e Kosovës, gjegjësisht AKK-së brenda gjirit të saj.

Dyshimet e saj ENKA i ka shprehur edhe në një letër të cilën e ka dërguar në adresë të AKK-së.

Burime brenda AKK-së, kanë treguar së në këtë letër ENKA ka shprehur shqetësimet lidhur me dyshimet e shumta që tashme janë bërë publike për agjencinë e akreditimit.

Si pasoj e këtyre, ENKA nuk e ka anëtarësuar Kosovën edhe në datën e fundit kur është pritur të merret vendimi për anëtarësim.

“Anëtarësimi i AKK-së në këtë institucion është paraparë të behët në fillim të qershorit. Kjo ka dështuar. Me pas është caktuar data 19 qershor dhe prapë nuk ka ndodhur dhe tani është paraparë data 17 shtator dhe prapë gjasat janë minimale. Këtë e dinë të gjithë sepse tashme ka fakte se një pjesë e madhe e zyrtarëve të AKK-së janë duke u hetuar dhe së shpejti pritet të ketë edhe arrestime”, ka thënë ky burim.

Sipas tij, drejtuesit e këtij institucioni, Bastri Muja dhe Ferdije Zushi janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës dhe misioni i EULEX-it, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të dyshimeve për korrupsion.

“ENKA i ka të gjitha informacionet dhe është e shokuar nga abuzimet, korrupsioni dhe mungesa e standardeve dhe jo profesionalizimi me të cilat përballet ky institucion. Agjencia e Kosovës për Akreditimi me vendimet e saja të dirigjuara nga politika po dëmton rëndë kolegjet private, në të cilat punojnë ligjërues të cilët kanë mbaruar studimet në universitet më me renome në BE dhe SHBA. Fatkeqësisht po goditen Kolegjet më të mira të cilat ofrojnë studime cilësore dhe kanë për mision edukimin e drejtë dhe profesional të të rinjve kosovar. Ndërsa po shpërblehen institucione të arsimit të lartë të cilat nuk kanë kapacitete për ti mbrojtur programet e tyre me shumë deficite dhe janë në gatishmëri të paguajnë shuma të caktuara parash ose ti përdorin lidhjet nga kupola e pushtetit”, ka potencuar ky burim.

Ndryshe, një muaj me parë, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj i ka dalë në mbrojtje këtij institucioni. Madje ai ka thënë së ky institucion është anëtare e ENKA-së dhe kjo sipas ministrit është një arritje e madhe.

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...