Vuçiq e ndjen që po i lëkundet karriga, hidhet në kundërsulm ndaj organizatorëve të protestës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, si duket po e ndjen rrezikun nga protestat masive që po organizohen nga opozita në Beograd. Ai sot ka organizuar një konferencë për media, përmes së cilës ka sulmuar organizatorët e protestës, duke i akuzuar se ia kanë falur Kosovën shqiptarëve.

 “Unë nuk humbas kohë me ata të cilët ia falën Kosovën Shqiptarëve”, ka thënë Vuçiq si reagim ndaj letrës së protestuesve.

Kjo përgjigje e presidentit serb, vjen ndaj Vuk Jeremiqit, Obradoviqit e shumë politikanëve të cilët po marrin pjesë në protesta, transmeton Gazeta Express.

“Unë u qesha, është budallallëk. Ata që e dhuruan Kosovën në duart e shqiptarëve, të cilët vendosen kufijtë në Jarinje dhe Brnjak, të cilët kanë marrë vendim në favor të shqiptarëve, që ka dërguar në pavarësinë e Kosovës. Unë s’mund t’iu përgjigjem atyre”, ka thënë presidenti serb në një konferencë për media së bashku me kryeministren Ana Brnabiq.

Protesta e radhës është caktuar të organizohet me 16 janar dhe pritet të jetë edhe më masive, pasi është edhe 1 vjetori i vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Kjo protestë organizohet një ditë para se presdienti i Rusisë, Vladimir Putin, të mbërrijë në Beograd për vizitën e tij të cilën Vuçiq po kujdeset për ta bërë madhështore duke urdhëruar qytetrët serb që të dalin në Beograd për ta pritur

Në këtë vizitë të Putinit dhe takimin e tij me Vuçiqin, pritet të diskutohet edhe çështja e problemit të Kosovës./GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...