Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

PUBLIKUAR

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan.

Ai përmes një postimi në Facebook tha uruar që ky muaj të ushqejë shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit, njofton Klankosova.tv.

“Një kohë reflektimi, dhembshurie e rritjeje shpirtërore nis sonte për besimtarët myslimanë  Sjelltë ky muaj i tyre i shenjtë afrim në besim dhe ndriçim të brendshëm në rrugën e tyre dhe të të gjithëve bashkë, me paqe dhe bekime”.

“Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit, pa dallim e përjashtim, duke pastruar e pasuruar mendjet e zemrat e këtij vendi që sot ka nevojë të rritet dhe ngjitet lart në krahët e të gjithëve. Ramazan të paqtë e bujar”, ka shkruar ai.

SHIKO MË SHUMË

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...

Tërmet në Shqipëri

Sot në orët e mëngjesit është regjistruar një tërmet në Shqipëri, me magnitudë prej...