Rikthehet Bugatti i vogël (Foto)

Makina sportive tërësisht elektrike, është prodhuar për të shënuar 110 vjetorin e Bugattit

Bugatti Type 35 është një prej makinave të garave, më të suksesshme në histori, transmeton Telegrafi. Të ndërtuara me fuqi të ndryshme, këto makina fitonin deri në 14 gara në javë, gjatë kohës së tyre të lavdisë.

Me ta ngritur Bugattin në një nivel të konsiderueshëm, shitja e tyre ndihmoi që të ndërtohet edhe makina për rrugë të zakonshme.

Në vitin 1925, Ettore Bugatti dhe biri tij Jean, nisën ta ndërtojnë një makinë të vogël, që do t’ia dhuronin më të riut në familje, Roland për ditëlindjen e katërt.

Kjo jo vetëm që u pëlqye nga vogëlushi, por edhe prej shumë vizitorëve në Molsheim të Francës. Për këtë arsye, ky Bugatti i vogël hyri në prodhim dhe u krijuan rreth 500 njësi, prej vitit 1927 deri më 1936.

Ato u bënë shumë të dashura për entuziastët, si dhe thesar për ata që i kanë në pronësi, pasi vitin e kaluar, një i tillë është shitur për 100 mijë dollarë.

Për të festuar 110 vjetorin, Bugatti ka vendosur ta rikthejë këtë makinë, por me modifikime të shumta. Formati është i njëjtë sa për të rritur, ndërsa poshtë i ka bateritë nga litiumi, si dhe sistem frenimi që e ruan energjinë.

Makina që ka vetëm katër kuaj fuqi, ndërsa nuk mund të lëvizë më shpejtë se 45 kilometra në orë. Çmimet për këtë Bugatti fillojnë nga 33,700 dollarë, ndërsa nuk dihet se sa do të ketë interesim për këtë makinë tërësisht elektrike. /Telegrafi/