Pozita e gruas në Kosovë – ligjet pozitive dhe realiteti negativ

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Ky realitet regresiv duhet të na shtyjë të kuptojmë se ne vazhdojmë të mos jemi sa e si duhet të vetëdijshëm që po e shkelim të drejtën e saj, po e vëmë gruan në pozitë të pabarabartë në shumë sfera të jetës, nuk po e zbatojmë ligjin në fuqi dhe në fund, nuk po ndërmarrim masa që ta parandalojmë këtë realitet degradues

Mund të konstatohet me të drejtë se Kosova sot nuk është vend i cili ka ligje të këqija apo diskriminuese ndaj gruas. Përkundrazi, pothuajse pa përjashtim, të gjitha ligjet sot në vendin tonë, duke filluar nga Kushtetuta e deri te rregulloret e ndryshme, janë afirmative dhe pro avancimit të pozitës së gruas. Në këtë drejtim qëndrojmë mirë, mbase më mirë se disa vende të rajonit. Kjo gjendje është e tillë pos tjerash edhe për shkakun se ligjvënësit kosovarë kanë qenë vazhdimisht në akordancë me ligjvënësit e vendeve të zhvilluara evropiane. Ky trend vazhdon edhe sot e kësaj dite, gjë që është e mirë, që nuk duhet të ndalet, si parakusht i pasjes së infrastrukturës së përgjithshme ligjore në përputhje me vlerat liberale-demokratike dhe mendësinë juridike dhe kulturore të vendeve të zhvilluara demokratike. Por, problemi qëndron se, në raport me ligjet pozitive, pra në raport me ligjet që sot janë në fuqi në Kosovë, dhe të cilat do të duhej të zbatoheshin gjithanshëm dhe pa ekuivoke, kemi ligje patriarkale, apo t’i quajmë ligje kanunore, të pashkruara, por që ende pulsojnë në shoqërinë tonë dhe zbatohen shpesh e jo rrallë edhe pa mëdyshje.

Një trend i tillë negativ ndodh ende, pa u kuptuar sa e si duhet nga të gjithë ne, kështu jemi duke u bërë pjesë aktive e jetësimit së një të keqeje të madhe dhe për më shumë, jemi duke e thyer ligjin në vazhdimësi në dëm të pozitës së gruas.

Rrjedhimisht, nëse konstatimet e mësipërme janë të sakta, atëherë ne si shoqëri duhet të bëjmë përpjekje që këtë shpërputhje ndërmjet ligjeve në fuqi mbi pozitën e gruas dhe jetësimit të këtyre ligjeve në praktikë, ta ndalojmë. Kjo është e lehtë për t’u konstatuar por, si duket nuk është aspak e tillë për t’u realizuar.

Në rend të parë, nuk është e lehtë sepse si duket ne kemi jo pak ligje të tjera të pashkruara dhe jo rrallë mentalit tjetër joevropian, i cili na del ndesh dhe për rrjedhojë e vë gruan në pozitë gjithnjë të pabarabartë duke u bërë pengesë për realizimin e ligjeve në fuqi.

Pengesë e madhe në të tilla raste është se ne si duket jemi mësuar me këtë, tashmë rutinë diskriminuese, dhe e konsiderojmë një gjë të tillë si zhvillim pothuajse normal i cili ka gjetur në mënyrë klandestine shtegun e bashkëekzistencës me aspiratën tonë si shoqëri për tu integruar në Bashkimin Evropian.

Thjeshtë, duket se jemi mësuar me këtë të keqe dhe ja kemi lëshuar rrugën asaj, aspak të vetëdijshëm se shpesh edhe në mënyrë pasive, po bëhemi pjesëmarrës në këtë marrëzi që po na hakmerret tash e sa kohë në shumë sfera të jetës që kanë të bëjnë me pozitën e gruas në Kosovë .

Thënë shkurt, ky realitet regresiv duhet të na shtyjë të kuptojmë se, ne vazhdojmë të mos jemi sa e si duhet të vetëdijshëm që po e shkelim të drejtën e saj, po e vëmë gruan në pozitë të pabarabartë në shumë sfera të jetës, nuk po e zbatojmë ligjin në fuqi dhe në fund, nuk po ndërmarrim masa që ta parandalojmë këtë realitet degradues.

Prandaj, mendoj se do të duhej që të angazhohemi shumë më shumë në këtë drejtim si shoqëri, konkretisht në vetëdijësimin e të gjithë qytetarëve. Në rend të parë për t’ua bërë me dije se, kemi ligje të mira, ato duhet të zbatohen sepse janë të detyrueshme për të gjtihë, mandej, nëse ligjet nuk zbatohen atëherë ato determinojnë sanksione. Ky trekëndësh 1) njohja me ligjet pozitive që siguron të drejta për gruan 2) vetëdijesimi se ka norma të pashkruara diskriminuese që ende zbatohen te ne e të cilat duhet të luftohen dhe ndalohen, dhe 3) të kuptuarit se moszbatimi i ligjit duhet me patjetër të sanksionohet – duhet ta ketë vëmendjen tonë të vazhdueshme. Në të vërtetë duhet ta ketë vëmendjen e krejt shoqërisë tonë, duke filluar nga ligjvënësit, gjyqtarët e prokurorët e deri tek vetë gruaja. Krejt këtë me qëllimin e vetëm që, pozita e gruas të avancohet përmbajtësish, e cila pozitë fundja do të jetë ndihmesë kruciale e drejtpërdrejtë në avancimit e vendit tonë në të gjitha sferat e jetës dhe në përshpejtimin e rrugëtimit tonë drejt Bashkimit Evropian.

SHIKO MË SHUMË

Opinioni i Ymer Troshupës për rikandidimin e Imri Ahmetit për Kryetar të Lipjanit

Opinion nga Ymer Troshupa: Zyrtarizimi i kandidatures së Imri Ahmeti-t kandidat për Kryetar të Lipjan-it,...

Ymer Troshupa: Kënd po e thërret Ezani

Nga Ymer Troshupa Sot në Magurë të Lipjanit, u rrënua një objekt, që dikush mund...

Troshupa: Tri spektakle të turpshme dje i pasqyruam para Botës

Nga Ymer Troshupa: 1-U arrestuan, duke i refuzuar dhe kontestuar ftesat që burojnë nga një...