Ymer Troshupa: Kënd po e thërret Ezani

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Diplomimi i kadetëve të rinj, Kelani: Kjo gjeneratë ka kaluar nëpër sfida të ndryshme gjatë trajnimit

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të...

Burri raporton zhdukjen e një gruaje në Shtime

Një grua është raportuar e zhdukur në Shtime. Rastin në polici e ka lajmëruar një...

Nga Ymer Troshupa

Sot në Magurë të Lipjanit, u rrënua një objekt, që dikush mund të e vlerësoj një humbje materiale, e dikush humbje shpirtëtore, por unë për veq këtyre dy arsyeve e vlerësoj edhe humbje të trashëgimisë kulturore.
Kjo Xhami qindra vjeqare për vite me radhë kishte mbetur pa përkujdesje dhe kohëve të fundit ishte shëndërruar strehimore për shumë dukuri negative nga “qytetarët” dhe kalimtarët e pa përgjegjshëm.
Nuk është rastësi mos kujdesi ndaj saj për disa arsye, por më thelbësoret janë ato që fillimisht dikush po punon pa ndalë për të na i zhdukë edhe ato pak gjurmë që i kemi, dhe arsyeja e dytë është sepse në këtë objekt më nuk bëheshin pagesa nga xhemati, dhe në munges të interesit material ka humbur edhe arsyeja e interesit shpirtëror.
Sot përgjegjës për këtë skandal janë fillimisht institucionet e BIK-ut, dhe KBI-së në Lipjan, të cilat tani më e kanë bërë farz rrëmbimin e pronave në interes të komunitetit, dhe mandej keqpërdorimin e tyre në interes personal e të klaneve.
Më vjen keq që për disa vite ka qenë temë diskutimi aplikimi i sheriatit në vendin tonë, ndërsa këtij aplikimi më së shumti iu kanë friguar ata që e kanë debatuar dhe kanë promovuar rregullat dhe efektet e ligjit të sheriatit.
Nuk më habitë fakti që organet e së drejtes i kemi nën nivelin zero si për nga hetimi por edhe për nga ndëshkimi, por habitem me faktin që kjo elitë nuk ia ka friken as atij që është i gjithë pushtetshëm, i gjithdijshëm, dhe ditës së fundit ditës së Gjykimit.
Kur është ndërtuar Xhamia në fshati Kraishtë, e që sot kryetari i KBI-së në Lipjan vie nga ky fshat, investitori Ahmed Alashal e pati treguar një ngjarje e cila nuk më largohet nga mendja: citoj: Në një vend në shtetet e lindjes ishte ndërtuar një Xhami e re, mirë po një xhemat i shtyrë në moshë ai shkonte të falej në ish xhaminë e atij vendi, dhe Imami i xhamisë së re duke dyshuar se ai nuk është në dijeni për xhaminë e re i thotë: pse falesh në xhaminë e vjetër, nuk vjen në xhaminë e re, ai përgjigjet Është turp që këto mure të mbesin pa këndim Kurani, ku për vite me radhë ishin vendkëndim dhe përulje.

Nëse nuk të vjen turp, bëjë çfarë të duash “Muhameti a.s”

Zgjohuni njerëz, flisni sepse të vërteten e kemi farz, ndërsa fshehjen e saj përgjegjësi.

Image may contain: sky and outdoor

SHIKO MË SHUMË

Opinioni i Ymer Troshupës për rikandidimin e Imri Ahmetit për Kryetar të Lipjanit

Opinion nga Ymer Troshupa: Zyrtarizimi i kandidatures së Imri Ahmeti-t kandidat për Kryetar të Lipjan-it,...

Troshupa: Tri spektakle të turpshme dje i pasqyruam para Botës

Nga Ymer Troshupa: 1-U arrestuan, duke i refuzuar dhe kontestuar ftesat që burojnë nga një...

Zgjedhjet në Luginë, model dhe porosi për të gjithë Shqiptarët

Ymer Troshupa: Shqiptarët do t'i fitojnë të gjitha betejat, pasi ta fitojnë betejen e fundit...