Mediat greke: Lila iku për shkak të serbëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

 Mediat greke: Lila iku për shkak të serbëve

Largimi i Andi Lilës nga Janina duket se është shkruar që në mbrëmjen e 14 tetorit të këtij viti. Teksa luhej Serbi-Shqipëri dhe në minutën e 41-të mbi stadiumin e Partizanit të Beogradit do të valëvitej flamuri i Shqipërisë etnike, do të ishte pikërisht Lila dhe Taulant Xhaka ata që do të shkonit të parët, në mbrojtje të simbolit mbarë shqiptar.

Kaq u desh dhe kjo gjë në Greqi, aty ku po lulëzon një radikalizëm dhe ekstremizëm i madh gjatë viteve të fundit, u përkthye si një tradhti. Ndaj lojtarit nisin të shkonin fyerje raciste, aq sa në mediat greke tifozët shprehën haptazi dëshirën që Lila të mos luante më jo vetëm te Janina, por në asnjë skuadër tjetër greke, transmeton panorama sport.

Në krah të lojtarit, në atë kohë doli presidenti i PAS Janinës, i cili, sikundër e ka pohuar edhe vetë Lila, i pat vënë edhe njerëz të sigurisë në mbrojtje të jetës së lojtarit shqiptar. Kjo ngjarje, sipas “gazzetta.gr”, ka shënjuar edhe “divorcin” e Lilës me Janinën në veçanti dhe futbollin grek në përgjithësi.

Në një shkrim të titulluar “Karagunisin e Shqipërisë nuk e donin më as në skuadër”, kjo media tregon të gjitha arsyet që çuan lojtarin të largohej menjëherë nga Greqia, sapo erdhi oferta e parë në drejtim të tij. “Disa e kanë quajtur Karagunisi shqiptar, nisur nga shpirti luftarak. Ai është një nga lojtarët më të dashur në vendin e tij, një idhull, por jo te Janina. Sidomos pas 14 tetorit dhe ndeshjes Serbi-Shqipëri. Ishte pikërisht shoku i tij i skuadrës, serbi Brana Iliq, që i kërkoi i pari shpjegim Lilës për sjelljen në fushë gjatë kësaj ndeshjeje. Madje Iliq kishte mbështetjen dhe të një pjese të madhe të shokëve të skuadrës.

Në këtë mënyrë raportet e shqiptarit me këta lojtarë u ftohën ndjeshëm, aq sa, nëse më përpara Lila pat ndarë edhe dhomën me serbin, më pas as që përshëndeteshin. Drejtuesit u munduan që të ruanin ekuilibrat në dhomat e zhveshjes, por prezenca e Lilës aty ishte një bombë me sahat. E njëjta gjë edhe te tifozët, të cilët u qetësuan disi vetëm duke ditur dashurinë dhe respektin që vetë Lila tregonte për Janinën si klub. Sakaq, ka shumë nga këta tifozë që edhe sot mendojnë se largimi i shqiptarit nga klubi nuk ishte vetëm për shkak të ndeshjes me Serbinë, por edhe për faktin se ai u bë protagonist dhe në verë me një largim dhe më pas rikthim, duke vënë herë pas here në diskutim dëshirën për të vijuar karrierën te Janina”, shkruan kjo media.

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...