Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Marcelo e ka pranuar se e adhuron Juventusin, në një kohë kur thashethemet për kalimin e tij te kampioni italian nuk kanë të ndalur.
Muajve të fundit është raportuar se Cristiano Ronaldo është duke bërë përpjekje ta bindë Marcelon t’i bashkohet atij në Torino, dhe tani edhe vetë braziliani sugjeron se është i hapur për kalim në Serie A një ditë, transmeton Gazeta Express.
Ai e ka lartësuar Juventusin, duke e quajtur ekip të frikshëm.
“Po flasim për një ekip të frikshëm. E mbaj mend se e përcillja shumë në kohën kur luante Pavel Nedved. I kam shkëmbyer fanellat me të”, tha Marcelo.
Megjithatë, ai këmbëngul se është lojtari i Real Madridit duke i mohuar thashethemet që e lidhin me Juventusin.
“Jam ende lojtar i Real Madridit dhe kam kontratë. Nuk e di nga burojnë këto thashetheme. Do të tregoja sikur të kishte bisedime apo marrëveshje”, shtoi ai. /Gazeta Express/