Luka Modrici e prezanton Topin e Artë në Bernabeu

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Mesfushori Luka Modric e ka prezantuar Topin e Artë, të cilin e fitoi këtë vit, para tifozëve të Real Madridit në “Santiago Bernabeu” para fillimit të ndeshjes ndaj Rayo Vallecanos në La Liga.

Futbolli i takoi Luka Modricit në vitin 2018, i cili festoi një vit të jashtëzakonshëm duke e fituar Topin e Artë, transmeton Gazeta Express.

Kroati e fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe i ndihmoi kombit të tij ta arrijë finales e Kupës së Botës 2018 në Rusi, ndërsa më 3 dhjetor e fitoi edhe çmimin më prestigjioz individual për një futbollist, Topin e Artë.

Me të gjithë të pranishmit duke e brohoritur emrin e tij në “Santiago Bernabeu” para ndeshjes ndaj Rayo Vallecanos të shtunën mbrëma, mesfushori kroat e shfaqi trofeun para përkrahësve.

Modric ishte i lumtur derisa pozoi me trofeun bashkë me shokët e skuadrës. /Gazeta Express/

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/luka-modrici-e-prezanton-topin-e-arte-ne-bernabeu-606023/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...