iPhone XR, telefoni më i shitur i sivjetëm i Apple

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

 

Me njoftimin e Apple se nuk do të ndajnë më detaje se sa iPhone janë shitur, kjo ka bërë që shumë njerëz të kenë kurreshjte se si po shiten iPhone-ët e ri të kompanisë. Kjo ishte një nga shqetësimet rreth iPhone XR, për të cilën është sugjeruar që nuk do të shitet ashtu si Apple kishte shpresuar.

Megjithatë, kjo mund të mos jetë domosdoshmërisht e vërtetë, sipas një raporti të CNET, pasi ata folën me zyrtarin e marketingut të produkteve, Greg Joswiak, ku ekzekutivi konfirmoi se iPhone XR po shitej mirë.

Të kesh oborr në banesë nuk është e pabesueshme – Po bëhet realitet në Linda Premium Residence

Sipas Joswiak, iPhone XR ka qenë pajisja më e famshme e kompanisë “çdo ditë” që kur u lansua, duke sugjeruar se mund të shitet më shumë se iPhone Xs dhe Xs Max.

Analistët e mëparshëm kanë shprehur pesimizmin e tyre rreth iPhone XR, me disa që pretendonin se inventaret e iPhone XR ishin “të fryra”, duke pikturuar një pamje të ngjashme me iPhone 5c, i cili nuk kishte sukses.

Zbritjet e çmimeve në Japoni kanë çuar gjithashtu në spekulime se Apple mund të kërkojë të rrisë shitjet duke e bërë telefonin më të lirë.

Megjithatë, duke supozuar se komentet e Joswiak janë të sakta, duket se telefoni është duke arritur sukses, por ndoshta do të duhet të presim raportin e ardhshëm financiar të Apple për të marrë një ide se sa mirë po funksionon biznesi i iPhone. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...