Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Oriola Marashi në deti, “trazohet” interneti

Oriola Marashi ka publikuar një fotosesion nga pushimet e saj luksoze në një vend...

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të tregojë disa nga të arriturat e...

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit të shërbimeve për shpërndarjen e rrjetit televiziv IPTV, priten aksione të reja dhe arrestime të tjera brenda dhe jashtë Kosovës. Policia e Kosovës, të hënën, ka njoftuar se ka arrestuar I.A., pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “Vjedhja e shërbimeve”, “Veprimtari e pandërgjegjshme ekonomike” dhe “Cenimi i të drejtave të autorit”.

Kiks Kosova, në emisionin e javës së kaluar, më 25 janar, kishte raportuar për këtë veprimtari ilegale, duke sjelle fakte të bollshme për vjedhjen e shërbimeve të kabllorëve, punësimin e të rinjve pa kontrata pune dhe shpërndarjen pa leje të pronës intelektuale nga Kosova për shqiptarët në diasporë.

Sipas burimeve, Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë dhe ka arrestuar personat e njëjtë që i kishte denoncuar KIKS Kosova.

“Policia e Kosovës, pas shumë veprimeve hetimore-operative, përmes hetuesve të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, gjegjësisht Njësitit Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, më datë 31.01.2021, ka arritur të sigurojë informata në lidhje me aktivitetin kriminal, ku dyshohet se personat e dyshuar me iniciale: I. A. (pronar i një kompanie), L. S. (punëtor në Call-Center) dhe H. M. (punëtore në Call-Center) kanë arritur që, përmes vjedhjeve të shërbimeve dhe njëkohësisht duke cenuar të drejtat e autorit, përmes veprimtarisë se pandërgjegjshme ekonomike, i kanë shkaktuar një kompanie tjetër (kompani e licencuar për shpërndarjen e rrjetit televiziv) dëme materiale, duke shitur të drejtat e tyre, pa ndonjë marrëveshje paraprake me të njëjtët, te klientët (qytetarët) të cilët i kanë kontaktuar paraprakisht në forma të ndryshme”,  thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në konsultim me prokurorin kujdestar, i dyshuari I.A., pronar i Call Center, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Përderisa, dy të dyshuarit tjerë, L.S. dhe H.M., pasi janë intervistuar në cilësi të personave të dyshuar, me urdhër të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Vjedhja e shërbimeve të kontentin në Kosovës është e ndaluar me Kodin Penal të Kosovës dhe Ligjin për të Drejtën e Autorit.

Ndryshe edhe emisioni Alibi në Klan Kosova, gjatë muajve qershor-korrik, ka transmetuar emisionin për shitjen ilegale të pronave intelektuale të kompanive kabllore që punojnë në Kosovë.

Përveç që ofrimi IPTV-ve në këtë formë është ilegal, në të njëjtën kohë krijon edhe evazion fiskal, pasi këta piratë nuk i paguajnë tatim shtetit.

Këtë shqetësim e kishte ngritur edhe Komisioni për Media i Kuvendit të Kosovës, vitin e kaluar, kur kishte kërkuar nga KPM-ja që të menaxhonte më mirë situatën.

Por Komisioni Për Media vazhdimisht është ankuar se meqenëse pirateria zhvillohet online, edhe zbulimi dhe rënia në gjurmë e këtyre piratëve është e vështirë. Megjithëse aktualisht ky komision është duke i shqyrtuar 13 lëndë që kanë të bëjnë me këtë veprimtari ilegale.

Sipas të dhënave të ATK-së, në Kosovë si biznese me aktivitet të telekomunikimit kabllor janë të regjistruar gjithsej 789.  Derisa numri i bizneseve që kanë paguar tatim në 2021 për këtë lloj aktiviteti është vetëm 291.

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...

Adoleshenti i kërkon 50 mijë dollarë Elon Musk në këmbim të mbylljes së llogarisë që ndjek fluturimet e miliarderit amerikan

Sweeney, 19-vjeç, ka tërhequr vëmendjen e opinionit pasi revista Protocol publikoi rrëfimin e një...