Eden Hazard është vlerësuar si lojtari prej më të mirëve në botë nga bashkëlojtari i tij Ross Barkley.
Hazard po shkëlqen në këtë stinor me klubin londinez ku në 20 paraqitjet e tij në të gjitha garat ka shënuar 10 gola dhe ka bërë nëntë asistime, transmeton Gazeta Express.
“Ai po luan shumë mirë. Ai është prej më të mirëve në botë”, ka thënë Barkley.
“Ai prodhon gola nga asgjë hiqi dhe të luash me një lojtar të tillë është fantastike”.
“Është magjik, ai luan me kënaqësi. Hazard shënon dhe krijon gola”.
Chelsea fitoi mbrëmë ndaj Bournemouthit me rezultat minimal 1-0, ku golin e vetëm e shënoi Eden Hazard në kuadër të EFL Cup. /Gazeta Express/