Foxcon do të punësojë 100 mijë punëtorë të rinj për të prodhuar iPhone 6

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

download (1)

Njëri nga modelet e iPhone 6 pritet të prezantohet nga Apple gjatë vjeshtës, kështu që kompania ka nisur me procesin e prodhimit të kësaj pajisje. Meqë kompania parashikon që iPhone 6 do të ketë shumë sukses dhe do të kërkohet shumë nga klientët, ajo po planifikon të krijojë një sasi të madhe njësish që t’i përballojë të gjitha kërkesat. Për këtë, ajo ka vendosur të marrë punëtorë të rinj në bordin e saj, që do ta ndihmojnë në prodhimin e iPhone 6.


Sipas një raporti të publikuar nga DigiTimes, kompania Foxconn thuhet se do të prodhojë të dyja versionet e ekraneve 5.5 inç dhe 4.7 inç të iPhone 6. Kompania, me bazë në Kinë, do të mbulojë 70% të shitjeve të versionit me ekran 4.7 inç. Pjesa tjetër e mbetur, 30%, do të mbulohet nga kompania Pegatron.


Ecnomic News Daily raporton se Foxconn do të punësojë 100 mijë punëtorë të rinj për të mbuluar kërkesën shtesë për fuqi punëtore. Ndërsa Pegatron thuhet se do të shtojë stafin e saj me 30%. Zakonisht, kur nis procesi i prodhimit të një pajisje të re të gjitha kompanitë teknologjike marrin punëtorë të rinj në bordin e tyre, por numri i punonjësve që kompania Foxconn po planifikon të punësojë i kalon të gjitha rekordet.


Foxconn do të fillojë me prodhimin e modelit 4.7 inç të iPhone 6 në muajin korrik, ndërsa për modelin tjetër më të madh, 5.5 inç, procesi i prodhimit do të nisë në muajin gusht./Ferizaipress.com/ LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...