Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

PUBLIKUAR

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 19 gradë.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 13-39 km/h.

Ndërkaq, Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ka bërë të ditur se motit të ndryshueshëm ditëve të kaluara, shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe bore e sqote në zonat e larta, si dhe me temperatura relativisht të ulëta për periudhën, nga e diela dhe java në vijim pritet stabilizim gradual i motit me kthjellime dhe prezencë dominuese të diellit dhe temperatura maksimale që do të sillen në mes 18°C – 24°C, e minimale në mes 04°C – 11°C.

Era do të jetë kryesisht e lehtë drejtimesh të ndryshme e dominuar nga jugu, me rritje në intensitet gjatë orëve të pasdites. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti ende në seancë, takimi me Hamzën s’ka nisur

Edhe pse u raportua se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe atij...

Protestuesit bllokojnë hyrjet e Kuvendit dhe Qeverisë, kërkojnë votimin edhe në lexim të dytë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot në lexim të parë ndryshimet në Ligjin për...

Gucati: Projektligji për Specialen besoj që do të kalojë edhe në lexim të dytë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka deklaruar se...