Sulmuesi Kroat Mandzukic pritet të largohet nga Allianz Arena, pasi që klubi nuk llogarit në shërbimet e tij, pas ardhjes së Robert Lewandowski si duket nuk do të ketë vend në formacionin bazë, këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv i klubit gjerman Bayern Munich Matthias Sammer
Drejtori sportiv i Bayern Munich Matthias Sammer ka thënë se klubi do të pajtohet me marrëveshjen që Mario Mandzukic ti bashkohet klubit nga kryeqyteti spanjoll Atletico Madrid, për një shumë ende të paditur.
Kampioni spanjoll Atletico Madrid janë duke kërkuar një sulmues që do ta mbulonte zbrastirën ish sulmuesit të tyre Diego Costa pasi që ky i fundit kaloi te ekipi anglez Chelsea, dhe thuht se tashmë kampioni spanjoll ka gjetur zavendsimin e tij dhe ai është kroati Mario Mandzukic.
28 vjeçari është bashkuar me Bayern në verën e 2012 nga ekipi tjetër gjerman Wolfsburg, me klubin nga Munich fitoi tripleten në 2012-13 gjithashtu sezonin e kaluar fitues i dy kupave.
Mandzukic shënoi 33 gola në 54 paraqitje në Bundesligen gjermane në dy sezonet e tij të kaluara në Allianz Arena. /lipjaninews.info/