Atletico Madridi i jep mësim Juventusit të Cristiano Ronaldos

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Atletico Madridi e ka mposhtur 2:0 Juventusin falë dy qendërmbrojtësve në ndeshjen e parë të 1/8 së finales mes tyre në Ligën e Kampionëve, në Wanda Metorpolitanotw mërkurën në Madrid.

Dy qendërmbrojtësi  Gimenez dhe Diego Godin shënuan për t’i dhënë një fitore dhe një epërsi tejet të rëndësishme skuadrës së Diego Simeones kundër Juventusit të udhëhequr nga Cristiano Ronaldo, raporton Gazeta Express.

Me gjithë vendimet e VAR-it që shkuan kundër tij, gjiganti spanjoll ishte skuadër bindëse ndaj vizitorëve nga Torino, dhe do të shkojë në ndeshjen e kthimit pas tri javësh me një epërsi të konsiderueshme në përpjekje për ta siguruar çerekfinalen.

Në një natë të keqe për të, Cristiano Ronaldo ishte ai që e nisi furishëm ndeshjen, duke u dhënë shpresë tifozëve të Zonjës së Vjetër, kur ishte pranë golit nga gjuajtja e lirë, por reagimi i Jan Oblak ishte më i përkryer, pas afro 10 minutave lojë.

Njëzet e pesë minuta brenda takimit, gjyqtari dha penallti për Atleticon, por pas rishikimit të incidentit në VAR, vendimi i tij u anulua dhe vendasit fituan goditje dënimit në cep të zonës, nga ku Antoine Griezmann goditi fort, por goli iu mohua nga Wojciech Szczesny.

Atletico e nisi fuqishëm pjesën e dytë, me Diego Costan dhe Antoine Griezmannin që lëshuan mundësi të arta. Së pari, Costa nuk e qëlloi portën edhe pse i vetëm përballë portierit polak të Juves. Dy minuta më vonë, sulmuesi francez qëlloi shtyllën, por vetëm pasi Szczesny devijoi topin mjaftueshëm me maje të gishtave.

VAR-i ndërhyu edhe njëherë në minutën e 70-të, kur Alvaro Morata shënoi me kokë, por goli i tij u anulua për një faull në Giorgio Chiellinin.

Atletico theu akullin kur Jose Maria Gimenez shënoi nga afërsia pas një harkimi nga këndi rreth dhjetë minuta para fundit, para se Diego Godin ta dyfishonte epërsinë vetëm pesë minuta më vonë.

Atletico do të udhëtojë drejt Torinos pas tri javësh për ndeshjen e kthimit me një epërsi të konsiderueshme. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...