Arbër Zeneli, i emocionuar për ndeshjen me Bullgarinë: Do të luajmë para tifozëve tanë të zjarrtë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Pas stërvitjes së mbajtur sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, Arbër Zeneli e ka komentuar ndeshjen e së hënës, kundër Bullgarisë.

Kosova do ta nisë rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian 2020 me përballjen kundër Bullgarisë, për të cilën ylli kosovar i Reims, Arbër Zeneli është shumë i emocionuar, raporton Gazeta Express.

Zeneli e ka komentuar edhe ndeshjen e fundit, kundër Danimarkës, të cilën “Dardanët” ishin shumë afër për ta fituar, por një gol i shënuar nga danezët në minutat e fundit bëri që ndeshja të përfundonte me rezultat 2:2.

“Ndeshja me Bullgarinë është shumë e rëndësishme për ne dhe mendoj se miqësorja me Danimarkën na ka ndihmuar që të hyjmë në ritmin tonë”, ka thënë Zeneli.

“Ai gol i pësuar në sekondat e fundit të ndeshjes me danezët na ka zhgënjyer paksa, por atmosfera në kombëtare është shumë e mirë dhe të gjithë jemi të përqendruar te dueli me bullgarët për të dhënë 100 përqindëshin tonë”.

“Në çdo lojë që hyjmë kemi respekt për kundërshtarin, por edhe ata tashmë kanë respekt të madh për ne, ngase e dinë se çfarë ekipi kemi. Realisht kemi sulmues shumë të mirë dhe jemi të bashkuar si ekip”.

“Secili futbollistë po e pret me padurim ndeshjen, sepse do të luajmë në fushën tonë para tifozëve tanë të zjarrtë, prandaj emocionet janë të mëdha”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...