Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

PUBLIKUAR

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet në vijim gjithësejtë 370 mijë euro nga MMPHI në bashkëfinancim me Komunën e Lipjanit e cila do të mbuloj vlerën tjetër mbi shumën e financimit nga ministria, sot është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit nga Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu për bashkëfinancimin e projektit ndërtimin e urës mbi Lumin Sitncica, ka njoftuar Komuna e Lipjanit.

 

Kryetari Imri Ahmeti, ka falënderuar ministrin Aliu për mbështetjen në drejtim të realizimit të këtij projekti, duke thënë se ky projekt i rëndësishëm dhe mëse i nevojshëm do të lehtësoj qarkullimin për qytetarët e asaj pjese të regjionit, thuhet tutje.

 

Me këtë rast, Kryetari Ahmeti ka shprehur shqetësimin e tij për kohëzgjatjen e realizimit të këtij projekti për tri vitet e ardhshme duke e ditur edhe rëndësinë e tij dhe se ndarja e vetëm 70 mije euro për vitin 2024 e zvarrite këtë projekt tepër të nevojshëm.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...