​Klubet e mëdha të Evropës interesohen për Icardin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Ylli i Interit, Mauro Icardi, mund të largohet nga klubi zikaltër, pasi e humbi shiritin e kapitenit. Real Madridi, Chelsea, Juventusi dhe Napoli tashmë e kanë kontaktuar sulmuesin.

Sipas Sport Mediaset, këto katër klube e kanë pyetur Icardin se a është ai i lirë për t’u transferuar gjatë afatit kalimtar të verës. Drejtuesit e këtyre klubeve kanë kontaktuar me Wanda Naran, transmeton Gazeta Express.

Problemet rreth Icardit kanë shpërthyer gjatë ditëve të fundit, pasi që klubi zikaltër ia hoqi atij shiritin e kapitenit për shkak të komenteve të agjentes dhe bashkëshortes së tij, Naras, në televizion për negociatat e rinovimit të kontratës.

Që nga momenti kur u mor ky vendim për shiritin e kapitenit, 26-vjeçari nuk ka luajtur në ndeshjet e Interit, kundër Rapid Viennas dhe Sampdoria. Nëse Interi nuk pranon t’ia kthejë shiritin e kapitenit, atëherë kjo situatë mund të zgjasë edhe më tej.

Sulmuesit të Interit i ishte marrë shiriti i kapitenit të mërkurën e javës së kaluar, para ndeshjes së Evropa Ligës kundër Rapid Viennas. Rolin e kapitenit në skuadrën e zikaltërve tani do ta ketë Samir Handanovic.

Pas këtij vendimi të Interit, Icardi e hoqi veten nga lista e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e Evropa Ligës, duke sugjeruar në rrjetet sociale se ishte i lënduar, mirëpo Spalleti më vonë tha se ky kishte qenë vendimi i sulmuesit.

Edhe pse testet mjekësore konfirmuan se Mauro Icardi nuk vuan nga lëndimi i gjurit, sulmuesi argjentinas nuk është pjesë e skuadrës së Interit as për ndeshjen e nesërme të Evropa Ligës, kundër Rapid Vienna.

Për të ardhmen e Icardit është spekuluar tash e një kohë të gjithë pasi që bashkëshortja dhe agjentja e tij, Wanda Nara, nuk ka arritur marrëveshje me Interin për ta rinovuar kontratën. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...