Zyrtari rrahet brutalisht nga policët serbë në veri

PUBLIKUAR

Kryesuesi i delegacionit për kartonin e gjelbër, Rrahim Pacolli, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se para dy ditësh koordinatori i Byrosë Kosovare të Sigurimit në pikën kufitare në Jarinjë, Milan Iliq, dhe një operator shqiptar janë ndaluar nga Policia e Kosovës në pjesën veriore të vendit.

Iliq është arrestuar pa ndonjë arsye dhe është rrahur më pas në mënyrë brutale për bashkëpunim më shqiptar, transmeton “Zëri”.

Postimi i plotë i tij:

“Koordinatori i Byrosë Kosovare të Sigurimit në pikën kufitare në Jarinjë, Milan Iliq, dhe një operator shqiptar, më 20 tetor 2015 janë ndaluar nga Policia e Kosovës në pjesën veriore të vendit, në magjistralen Mitrovicë-Jarinjë.

Koordinatori i kësaj pike kufitare, pasi që është kontrolluar, është arrestuar dhe burgosur pa ndonjë arsye specifike, madje në burg Milan Iliq është rrahur në mënyre brutale duke u akuzuar edhe per bashkëpunimin me shqiptar. I njejti tani është duke u trajtuar në spital.

Edhe operatori shqiptar është mbajtur mbi 4 orë në rrugë në veturën e tij.

I bëj thirrje Prokurorisë që të merr masa ndaj këtyre policëve që duke bartur uniformen e Policisë së Kosovës po punojnë për interesa të Serbisë”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...