Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

PUBLIKUAR

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti sot ka arritur në Tiranë,  ku po merr pjesë në Samitin e gjashtë radhazi të Planit të Rritjes.

Kurti në një postim në facebook ka thënë se bashkë me kryeministrin  Edi Rama, përfaqësuesit e rajonit dhe Komisioneren Kos,  kanë diskutuar për reformat dhe integrimin gradual në Tregun e Vetëm të BE-së.

“Ndonëse funksionimi demokratik nuk na mungoi, zgjedhjet e përsëritura e ngadalësuan ritmin e reformave. Tani, me stabilitet të plotë institucional, e kemi përshpejtuar dinamikën e tyre. Do t’i përmbushim të gjitha, edhe ato për të cilat fondet humbën, sepse reformat janë detyrë e jona kombëtare dhe evropiane”, ka thënë Kurti.

Ndërsa ka thënë se bashkëpunimi rajonal, nuk duhet të mbetet peng I bllokadave.

“Kosova i ka ratifikuar të pesë marrëveshjet e mobilitetit, ndërsa Serbia ende nuk i njeh diplomat tona. Bashkëpunimi rajonal nuk duhet të mbetet peng i bllokadave: kush zbaton më shumë nga ajo që është dakorduar, duhet të përfitojë më shumë nga fondet e BE-së. Kërkesën për statusin e kandidatit dhe çeljen e negociatave e bëj në çdo takim, sepse qytetarët tanë e mbështesin BE-në dhe i besojnë asaj ndër më së shumti në rajon. Kosova e ka fituar këtë hap me meritë. Ka qenë gjithmonë e rëndësishme, tani është urgjente”, ka thënë Kurti.

 

SHIKO MË SHUMË

Dita e Forcës, pjesëtarët e FSK marrin komplimente nga fëmijët: Po dokni si FBI

Po shënohet Dita e Forcës në Kosovë, ku pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së...

Raporti: Kosovës i duhen 62 vjet për t’iu afruar standardit të BE-së, 40 nëse arrin të integrohet në union

Një raport i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (WIIW) ka vlerësuar se...

Shiroka-Pula takon Begajn në Ohër, theksohet bashkëpunimi dhe lidhja e veçantë Kosovë-Shqipëri

Në kuadër të takimit të liderëve të Procesit Brdo–Brijuni, që po mbahet në Ohër,...