Raporti: Kosovës i duhen 62 vjet për t’iu afruar standardit të BE-së, 40 nëse arrin të integrohet në union

PUBLIKUAR

Një raport i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (WIIW) ka vlerësuar se Kosova është ekonomia më e dobët në Ballkanin Perëndimor, ndërsa për arritjen e nivelit të PBB-së për kokë banori të Bashkimit Evropian, në kushtet aktuale, do t’i duheshin 62 vjet.

Sipas raportit vjetor të Konvergjencës së Ballkanit Perëndimor për vitin 2026, nëse Kosova do të anëtarësohej në Bashkimin Evropian, kjo periudhë do të shkurtohej në 40 vjet.

Raporti krahason gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor me vendet e BE-së në tetë fusha, përfshirë ekonominë, politikat sociale, shëndetësinë, arsimin, mjedisin, qeverisjen, digjitalizimin dhe infrastrukturën.

Ekonomisti Branimir Jovanoviq ka thënë se Kosova gjatë vitit të kaluar nuk ka shënuar përparim të konsiderueshëm, ndërsa në disa fusha ka stagnuar apo edhe regresuar, ka raportuar mediumi në gjuhën serbe “Kosova Online”

Rritja e pagave, përfshirë rritjen e pagës minimale dhe pagës mesatare, është vlerësuar si një prej zhvillimeve pozitive, ndërsa politikat sociale paraqiten relativisht më mirë krahasuar me sektorët e tjerë.

Megjithatë, sipas Jovanoviqit, këto përmirësime nuk janë të mjaftueshme që qytetarët ta ndiejnë një ndryshim të dukshëm në cilësinë e jetës.

Edhe ekonomitë e tjera të rajonit mbeten larg nivelit të BE-së. Mali i Zi ka një hendek prej 21 vjetësh në PBB për kokë banori, Serbia 33 vjet, Shqipëria 31 vjet, Bosnja dhe Hercegovina 81 vjet, ndërsa Maqedonia e Veriut 100 vjet.

Raporti vë në pah përparimin e kufizuar të rajonit, kryesisht përmes rritjes së pagave, pa zhvillim të mjaftueshëm të produktivitetit dhe bazës prodhuese. /Gazeta Express

 

SHIKO MË SHUMË

Dita e Forcës, pjesëtarët e FSK marrin komplimente nga fëmijët: Po dokni si FBI

Po shënohet Dita e Forcës në Kosovë, ku pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së...

Shiroka-Pula takon Begajn në Ohër, theksohet bashkëpunimi dhe lidhja e veçantë Kosovë-Shqipëri

Në kuadër të takimit të liderëve të Procesit Brdo–Brijuni, që po mbahet në Ohër,...

Kurti e përsërit: Jam i bindur që njerëzit e lëshojnë Kosovën për shkak të cilësisë së arsimit dhe sistemit të drejtësisë

Kryeministri Albin Kurti sërish ka bërë përgjegjëse komunat për arsim të dobët dhe se...