Zveçan, sulmohen dy persona brenda veturës me shufra metalik

PUBLIKUAR

Të martën në Zveçan, dy persona janë sulmuar me shufra metalike dhe shkopa bejsbolli sa kanë qenë brenda në veturë.

“Dy viktimat meshkuj kosovarë përderisa kanë qenë në veturën e tyre me targa vendore, nga të dyshuar deri më tani të pa njohur janë sulmuar me shkopinjë bejsbolli, shufra metalike, kubëza dhe gurë”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës”.

“Si pasojë e sulmit janë shkaktuar dëme materiale në veturë, nuk raportohet për të lënduar”.

“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Po të njëjtën ditë, në Mitrovicën e Veriut, dy të dyshuar e kanë sulmuar po ashtu një viktimën kosovare.

“Raportohet se persona të dyshuar  e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raport.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin në konsultim me prokurorin rasti vazhdon  në procedurë hetimore”

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me ministrin francez në Mal të Zi: Mbështetja e Francës e rëndësishme për anëtarësim në KiE dhe BE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin...

Gani Geci dërgohet në Spitalin e Pejës, reagon familja e tij: Vlerësojmë kujdesin dhe profesionalizmin e të gjithëve

Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është...

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...