Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

PUBLIKUAR

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën e sotme parlamentare janë diskutuar një sërë çështjesh politike dhe me interes publik.

Përmes një postimi, Haxhiu ka theksuar se gjatë seancës pati deklarime nga grupet parlamentare, si dhe shkëmbim të pyetjeve dhe përgjigjeve mes deputetëve dhe kabinetit qeveritar.

“Kuvendit po i rikthehet gjallëria. Në seancën e sotme u ngritën dhe u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik, përmes deklarimeve të grupeve parlamentare dhe shkëmbimit të pyetjeve e përgjigjeve mes deputetëve dhe kabinetit qeveritar.

Gjatë seancës u formua Komisioni Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), për katër pozita, dy për komunitetin shqiptar, një për komunitetin serb dhe një për komunitetet e tjera joshumicë. Si transmetues publik RTK-ja duhet të ketë një Bord të kompletuar, dhe Kuvendi do të angazhohet që procesi i përzgjedhjes së kandidatëve të zhvillohet me kohë dhe në mënyrë transparente.”, ka shkruar Haxhiu.

SHIKO MË SHUMË

Nagavci rreth Ligjit për Specialen: Besoj që presidentja e shqyrton me kujdes, kemi insistuar që të mos ngutemi

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kritikuar përdorimin e temave...

Përplasje në kuvend, Teuta Haxhiu nuk e lëshon foltoren pasi i përfundon koha për fjalim

Deputetja e Aleancës Teuta Haxhiu, nuk e ka lëshuar foltoren e Kuvendit të Kosovës...

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë

Nga sot, më 22 tetor 2026, ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal në qendrat...