ZTE prezanton modelet AxonPro 64GB dhe Axon

PUBLIKUAR

ZTE ka prezantuar modelin me 64GB të Axon Pro ekzistues, si dhe një model tjetër krejtësisht të ri të Axon.

Axon është një model i ri për segmentin e ulët fundor, i cili do të duket ngjashëm me Axon Pro, por do të ketë memorie tjetër.

Në brendësi do të gjeni gjithashtu një procesor tjëtër, dhe Axon do të ketë një ekran me 1920×1080 piksel, në vend të 2560×1440 sa ka modeli më i avancuar Pro.

Ndërsa karakteristikat tjera të telefonit është thënë se do të mbesin pak a shumë të ngjashme.

Modeli fillestar i Axon do të shfaqet me 32GB memorie dhe procesorin e Qualcomm Snapdragon S800. Axon Pro bazohet në Snapdragon 810, procesorin e Qualcomm dhe i njëjti do të jetë në dispozicion në të dyja variantet, me 32 dhe 64GB.

Të tre telefonat do ta kenë kamerën e njëjtë me 13MP që është e aftë të incizojë 4K video, dhe Android 5.1.1. Modeli ekzistues 32GB Axon Pro do të bjerë në çmim deri në 399 dollarë, ndërsa opsioni me 64 GB e zëvendëson atë me çmim prej 449. Ndërsa modeli më i ulët Axon do të shitet për 329 dollarë. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...