ZTE prezanton Axon Elite edhe në Evropë

PUBLIKUAR

ZTE e ka prezantuar modelin e ri të telefonit, ZTE Axon Elite, i cili është versioni ndërkombëtar i ZTE Axon që është lansuar kohët e fundit në SHBA.

ZTE Axon Elite vjen me specifika paksa të ndryshme sesa Axon, modelin që është mundësuar nga procesorin octa-core Qualcomm Snapdragon 810.

Axon Elite përmban ekranin prej 5.5 inç me rezolucionin Full HD prej 1920 x 1080 pikselëve, ndërsa pajisja gjithashtu vjen me 3GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme, plus portin për microSD për zgjerim të hapësirës.

Karakteristikat tjera të telefonit përfshijnë edhe baterinë 3000 mAh, e cila ka një funksion të shpejtë të mbushjes me rrymë, plus kamerat para dhe pas.

Në pjesën e përparme të pajisjes ka një kamerë me 8MP për selfie dhe në anën e pasme ka një dy kamera, të cilat janë të përbëra nga 13MP dhe 2MP.

ZTE do të lansojë modelin e ri të telefonit në Evropë më 24 shtator dhe do të shitet për 429 euro. Telefoni do të vihet në dispozicion në Francë, Gjermani, Itali, Spanjë dhe Britani të Madhe. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...