Zoe Kravitz u përgjigjet ndjekësve që e kritikuan për fustanin transparent në Met Gala 2021

PUBLIKUAR

Zoe Kravitz ka mahnitur pjesëmarrësit e rrjetet sociale në evenimentin e Met Gala 2021 me fustanin e paraqitjen thuajse tërësisht në lakuriq.

Megjithatë, kjo pamje e aktores amerikane nuk është lënë pa u kritikuar edhe nga përdoruesit e këtyre rrjeteve.

“Nuk e di përse shkojnë tërësisht lakuriq”, ka qenë komenti i bërë nga një përdorues i Instagramit drejtuar 32-vjeçares.

Zoe Kravitz (Foto: Shutterstock)

“Ajo është e mahnitshme. Përse është e nevojshme të shfaqet në një fustan të tillë?”, tha një tjetër.

Në përgjigje, ylli i “Big Little Lies tha: “Është vetëm një trup. Ne të gjithë kemi”.

Kravitz ndërkohë ka publikuar dy fotografi nga paraqitja e saj e mrekullueshme në Met Gala.

Zoe Kravitz (Foto: Shutterstock)

Ajo po ashtu ka publikuar fotografinë e parë me aktorin Chaning Tatum, me të cilin përflitet se është në një lidhje dashurie.

Çifti u fotografuan së bashku në ‘after-party’-n e organizuar nga Alicia Keys, pas eventit Met Gala që u mbajt në mbrëmjen e së hënës.

Channing dhe Zoe (Foto: REX/Shutterstock)

Lidhja e Tatum vjen pas ndarjes nga këngëtarja Jessie J, gjersa Zoe ishte e martuar me Karl Glusman. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Në pritje të ëmbël, Xhuli shfaqet në këtë gjendje rrugëve të Prishtinës

Juliana Nura, e njohur për publikun si “Xhuli”, vazhdon të jetë një nga femrat...

Klodi rrëfen si lindën ndjenjat për Elijonën: “Gjithçka nisi brenda Big Brother-it”

Finalja e Kampionatit Botëror mes Spanjës dhe Argjentinës nuk solli emocione vetëm në fushën...

Influencerja nga Kosova ngacmon Brikenën për Mateon: Ku e ke unazën?

Influencerja nga Kosova, Eljona Binakaj, e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Arena’, ka...