Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm.
Me anë të një postimi në Facebook bëri të ditur se motra e tij, Besa, ka ndërruar jetë, përcjell Indeksonline.
“BESA ime, motra ime e dashur.
Sot një pjesë e shpirtit tim u shua bashkë me ty.
Vëllai yt do të të mbajë përjetë në zemër, sepse motrat nuk harrohen kurrë, e as kur largohen nga kjo jetë.
Të dua.”, ka shkruar Bardhi në postimin e tij.
Ngushëllime familjes./Indeksonline/


